Transmetuar më 09-03-2020, 16:29

Ndalohen fluturimet edhe drejt Torinos dhe Ankonës ndërsa do të vazhdojnë fluturimet për dhe nga Roma drejt Rinasit.

Lista e destinacioneve që janë anulluar fluturimet:

•Aeroporti Milano Malpensa (MXP) •Aeroporti Milano Bergamo (BGY) •Aeroporti Bologna (BLQ) •Aeroporti Firenze (FLR) •Aeroporti Genoa (GOA) •Aeroporti Perugia (PEG) •Aeroporti Pisa (PSA) •Aeroporti Rimini (RMI) •Aeroporti Venezia (VCE) •Aeroport Verona (VRN) •Aeroporti Ancona (AOI) •Aeroporti Torino (TRN)

Ky pezullim hyn në fuqi menjëherë, deri në një njoftim të dytë.

Njoftojmë se destinacionet e mëposhtme vazhdojnë fluturimet normalisht.

Roma (FCO) Bari (BRI)

Më herët sot, në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, u vendos të anullohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” sipas listes së mëposhtme:

•Aeroporti Milano Malpensa (MXP) •Aeroporti Milano Bergamo (BGY) •Aeroporti Bologna (BLQ) •Aeroporti Firenze (FLR) •Aeroporti Genoa (GOA) •Aeroporti Perugia (PEG) •Aeroporti Pisa (PSA) •Aeroporti Rimini (RMI) •Aeroporti Venezia (VCE) •Aeroporti Verona (VRN)

Ky pezullim hyn në fuqi menjëherë, deri në një njoftim të dytë.