Transmetuar më 13-03-2020, 09:49
Zbulohet rasti i parë pozitiv me koronavirus për një futbollist të Premier League në Angli.
Ekipi i Chelsea deklaroi se sulmuesi Callum Hudson-Odoi, është prekur nga koronavirusi.
Për këtë arsye një pjesë e qendrës stërvitore është mbyllur, ndërkohë që futbollistët dhe stafi teknik janë mbyllur në karantinë.
19-vjeçari Hudson-Odoi, momentalisht është mirë.
Mbrëmjen e së enjtes ishte ekipi i Arsenal, ai që lajmëroi se trajneri Mikel Arteta, rezultoi pozitiv ndaj virusit të rrezikshëm.
Ditën e sotme do të mbahet një mbledhje urgjente për të vendosur lidhur me vijimësinë e kampionatit anglez, më i pasuri në botë. /a.y/noa.al
Tirana, Durrësi dhe 6 qarqe në izolim, Rama: Nga e premtja ndërpritet qarkullimi i automjeteve