Transmetuar më 14-03-2020, 19:21
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Fushë Krujën pasi xhaxhai ka vrarë nipin e tij.

‘Më datë 14.03.2020, rreth orës 18:30, në Fushë Krujë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J.H., 41 vjeç,nga xhaxhai i tij shtetasi Sh.H., rreth 50 vjeç’, njoftoi policia.

Xhaxhai është identifikuar si Shkëlqim Halilaj, ndërsa viktima si Juljan Halilaj. Janë të paqarta shkaqet që mund të kenë shkaktuar këtë ngjarje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë pas veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit të vrasjes së 41 vjeçarit./a.m/noa.al