Transmetuar më 14-03-2020, 20:31

Shtohen gjashtë raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në 18 numrin e të infektuarve.

Deklarata u bë nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në komunikimin me mediat mbrëmjen e sotme.

Mes tyre bëhet fjalë për një të infektuar e cila ka ardhur nga Barcelona mbrëmë me avion. Ajo ka pasur temperaturë dhe është paraqitur vetë për kontroll. Ka udhëtuar me maskë dhe doreza. Pacientja është dërguar në klinikë, ndërsa 51 udhëtarët e avionit janë dërguar për vetë-izolim në shtëpi.

“Në klinikë në Shkup ndodhen 13 pacientë ndërsa 5 janë në spital në Dibër”, deklaroi ministri.

Lidhur me masat e reja të marra tha se vetëm kufiri në Tabanocë, Deve Bair, Qafë Thanë, Bogorodicë dhe Bllacë mbeten të hapura, ndërsa të tjerat janë mbyllur

Sakaq pas 48 orëve do të mbyllet edhe aeroporti i Ohrit.

Ministri komunikoi edhe mbylljen e të gjitha dyqaneve në qendrat tregtare në vend, përveç atyre që shesin ushqim, supermarketet dhe farmacitë. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE