Transmetuar më 16-03-2020, 20:32
Ndërron jetë në moshën 21-vjeçare për shkak të koronavirusit në Spanjë i cili, ishte trajner i një skuadre për të rinj në Malaga, Atletico Portada Alta.
I riu Francisco Garcia, vuante nga leuçemia.
Klubi konfirmoi gjatë ditës së sotme vdekjen e trajnerit të ekipit të ri.
Presidenti i klubit Portada Alta, Pepe Bueno u shpreh në një komunikatë:
“Francisco ishte një djalë i shkëlqyer dhe një trajneri i talentuar. Të gjithë jemi të tronditur nga vdekja e tij”.
Mediat e huaja shkruajnë se në rajonin e Malagas kanë vdekur 5 persona nga koronavirusi./a.k/noa.al/