Transmetuar më 17-03-2020, 16:50

Administratori i një call center dhe i një lokali në Durrës janë ndëshkuar me masë administrative sepse nuk kishin zbatuar urdhrat për përhapjen e koronavirusit.

Në subjektin call center në lagjen nr. 1, Durrës, me përfaqësuese të autorizuar shtetasen M. Z., u konstatua se punonjësit nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse. Ky subjekt është gjobitur me 700 000 lekë.

Ndërsa lokali nën administrimin e shtetases Sh. A., 51 vjeçe, me emërtimin “Bar-kafe”, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjobitur me 100 000 lekë.

Kontrollet u bënë në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, nga ana e Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës, gjatë kontrollit të qytetit, për zbatimin e Telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit me Nr. 1952 Prot., datë 10.03.2020 për “Moslejimin e grumbullimeve në ambientet e hapura dhe të mbyllura".

Policia u bën thirrje qytetarëve t’u binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, për të mirën e përbashkët./a.m/noa.al