Transmetuar më 19-03-2020, 08:27

Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Fushë Krujës.

Rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa të Kosovës.

Për pasojë gjetën vdekjen tre personat që udhëtonin në mjetin ‘Audi’ dhe një tjetër i cili u dërgua në gjendje kritike, gjeti vdekjen në spital.

Mëngjesin e sotëm janë zbuluar edhe emrat e katër viktimave.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Fatlum Xhikoli, 36-vjeçarin Arben Kani, 36-vjeçarin, Nazim Rrahmani, dhe 45-vjeçarin Luljan Mahilaj.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Fushë Krujë-Laç/ Aksident tragjik me 3 viktima dhe një të plagosur, policia jep detajet