Transmetuar më 19-03-2020, 16:23

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Durrës ku një i ri ka tentuar ti japë fund jetës duke tentuar të hidhet nga ballkoni.

Ngjarja është regjistruar sot në lagjen nr 1, Durrës rreth orës 15:00, ku i riu S.M., 28 vjeç ishte ngjitur në katin e pestë të pallatit gati për tu hedhur.

Fatmirësisht një patrullë policie e cila ka konstatuar të riun teksa po ndërmerrte këtë akt ekstrem ka ndërhyrë në kohë duke e shpëtuar dhe fatmirësisht mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë detyruar të riun të ndërmarrë këtë akt të rëndë për jetën, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./b.l/noa.al/