Transmetuar më 21-03-2020, 20:18

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën, teksa në Itali situata është më e rëndë.

Nga koronavirusi janë prekur edhe emra të njohur të futbollit.

Së fundmi ylli i Juventusit, Paulo Dybala dhe e dashura e tij Oriana, kanë konfirmuar se janë infektuar nga koronavirusi, pas testeve të kryera.

Vetë lojtari argjentinas, e ka konfirmuar këtë gjë në rrjetet sociale.

“Përshëndetje të gjithëve, unë dhe Oriana sapo kemi marrë rezultatin e provës dhe të dy rezultuam pozitivë në Covid 19”, – shkruan Dybala.

“Por të dy jemi mirë dhe në gjendje të përsosur. Faleminderit për mesazhet e dashurisë”, shkruan Dybala më tej./a.k/noa.al/