Transmetuar më 21-03-2020, 22:11

Klubi i Milanit ka konfirmuar përmes një deklarate për mediat se drejtori teknik dhe legjenda e klubit, Paolo Maldini, ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit, Maldini kishte mësuar se kishte pasur kontakte me një person të infektuar dhe pasi kishte shfaqur simptoma kishte kryer edhe testin, rezultatet e të cilit dolën pozitive. Milani gjithashtu njoftoi se edhe djali i tij, Daniel, sulmues i skuadrës së të rinjve, ka rezultuar pozitiv.

“Paolo dhe Daniel janë në gjendje të mirë dhe kanë kaluar dy javë në izolim siç parashikohet nga protokollet mjekësore”, thuhet në njoftimin e klubit. “Periudha e izolimit do të zgjatet deri në shërimin e plotë të të dyve”.

Sakaq konfirmohet se është prekur nga koronavirusi dhe ylli i skuadrës së Juventusit, Dybala.

Ekipi njoftoi sot zyrtarisht se Dybala ndodhet në gjendje të mirë. Dhe vetë Dybala deklaroi sot se është me koronavirus dhe është prekur edhe partnerja e tij Oriana.

View this post on Instagram

Hola a todos, quería comunicarles que acabamos de recibir los resultados del test del Covid-19 y tanto @orianasabatini como yo dimos positivo. Por fortuna nos encontramos en perfecto estado. Gracias por sus mensajes y un saludo a todos 💪🏼💪🏼💪🏼 Ciao a tutti, volevo informarvi che abbiamo appena ricevuto i risultati del test Covid-19 e sia io che Oriana siamo risultati positivi. Fortunatamente siamo in perfette condizioni. Grazie per i vostri messaggi. Un saluto a tutti! 💪🏼💪🏼💪🏼 Hi everyone, I just wanted to inform you that we have received the results for the Covid-19 test and both Oriana and I have tested positive. Luckily we are in perfect conditions. Thanks for your messages. 💪🏼💪🏼💪🏼

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala) on

Më 8 mars 2020 Dybala luajti ndeshjen kundër Inter Milan në një lojë me dyer të mbyllura dhe shënoi gol për Juven.

Dybala është i treti nga ekipi i Juves që preket nga koronavirusi. Para tij ishin konfirmuar Daniele Lugani dhe Blaise Matuidi.

Paolo Dybala, është njëkohësisht dhe lojtar i ekipit kombëtar të Argjentinës.