Transmetuar më 21-03-2020, 23:07

Koronavirusi vijon të përhapet gjerësisht në mbarë botën, ndersa është shtuar ndjeshëm edhe bilanci i të vdekurve.

Së fundmi mediat e huaja shkruajnë se një ish-emër i njohur në botën e futbollit ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme për shkak të koronavirusit.

Bëhet fjalë për ish-presidentin e Real Madridit, Lorenzo Sanz.

Sanz ishte i shtruar në spital para disa ditësh pasi ishte infektiduar me Covid-19.

Sot ai është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Lorenzo Sanz njeh 2 suksese në Ligën e Kampioneve me Real Madridin, teksa ka fituar këtë trofe në vitet 1998 dhe 2000.Burimi: BBC /a.k/noa.al/