Transmetuar më 22-03-2020, 08:10

Lëkundjet sizmike që tronditën sot kryeqytetin e Kroacisë kanë shkaktuar shqetësim të shtuar te njerëzit të cilët dolën të frikësuar në rrugë ndërkohë që ruhen nga koronavirusi.

Tërmeti i parë sipas EMSC u regjistrua në orën 06.24 dhe ishte 5.3 ballë shkalla Rihter me intensitetin makrosizmik 5 ballë Merkali.

Tërmeti kishte thellësi 10 km dhe u lokalizua 7 km në veriperëndim të Zagrebit. USGS njoftoi sr e regjistroi tërmetin me fuqi 6 ballë.

Tërmeti i parë

Tërmeti i dytë u regjistrua në orën 07.01 të mëngjesit të 22 marsit ose 37 minuta më pas. Edhe ai kishte thellësinë 10 km dhe ishte 5.0 ballë shkalla Rihter dhe intensitetin makrosizmik e kishte 5 ballë të shkallës Merkali. Tërmeti u regjistrua 6 km në veriperëndim të Zagrebit.

Dy tërmetet bënë që njerëzit të tronditen. Konstatohen dëme në shumë mjedise të Zagrebit dhe qyteteve të tjera përreth. Nuk raportohen viktima. Banorët janë shprehur se janë shokuar nga goditjet ssizmike. Ata thonë se pranë epiqendrës u ndjenë për shumë sekonda dhe ishin të frikshme.

Tërmeti u ndje edhe në Austri, në Venecia dhe Trento të Italisë, Bosnje, etj.

Tërmeti i dytë

Më poshtë në galeri gjeni pamje nga dëmet pas tërmeteve.