Transmetuar më 22-03-2020, 13:13

Viktima e parë nga koronavirusi është konfirmuar sot në Kosovë. Një burrë 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00.

‘Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2’, njofton IKSHPK.

Pacienti kishte edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).

I moshuari u infektua me koronavirus nga djali dhe vajza e tij.

Personave që kanë qenë në kontakt me ta u është thënë që të vetëizolohen. /a.m/noa.al