Futbollisti irlandez Lee Duffy ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe prej tetë ditësh qëndron në spital duke u përpjekur të mposhtë virusin.
Në një postim në Twitter, 28-vjeçari bëri thirrje që të gjithë të marrin seriozisht këtë sëmundje. Futbollisti i skuadrës Newry City tha se nuk mund të marrë më frymë vetë dhe është i shqetësuar se çfarë do të ndodhë më pas.
"Ashtu siç mund ta dini ose jo, unë rezultova pozitiv me Covid-19 dy javë më parë. Kam kaluar 8 ditë në spital dhe mbahem me oksigjen sepse nuk mund të marr frymë vetë. Jam i frikësuar se çfarë do të ndodhë më pas. Fatmirësisht po e kaloj dhe po ndihem më mirë tani", shkroi ai.
Për gjendjen e tij ka reaguar ish-ekipi Warrenpoint me anë të një deklarate në Twitter ku shkruan:
"Ish-lojtari ynë Lee Duffy ka folur për virusin Covid-19 dhe fatmirësisht po shërohet. Ne mendojmë dhe lutemi për trajtimin e tij të mëtejshëm."
Të gjithë ndeshjet irlandeze janë pezulluar deri më 4 prill për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka prekur të gjithë botën./a.m/noa.al