Ai ishte viktima e tretë në vendin tonë si pasojë e koronavirusit. 71-vjeçari me origjinë nga Kuçova ishte transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në “Spitalin Infektiv” përpara 7 ditëve.
71-vjeçari me origjinë nga Kuçova ishte transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në “Spitalin Infektiv” përpara 7 ditëve.
Ai vuante nga disa sëmundje shoqëruese: kancer mushkërie, diabet mellitus,fibrilacion arterial dhe hipertension.
Nën masa të rrepta sigurie 71- vjeçari Fitim Mehmeti është përcjellë sot për në banesën e fundit pa praninë e asnjë familjari, përveç bashkëshortes, e cila prej 10-ditësh ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, që ditën që mori vesh se bashkëshorti i saj rezultoi “pozitiv” me Covid-19.
Në funeral ishin të stacionuar edhe forca të shumta policore,për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Udhëtimi i tij i fundit ishte nga Infektivi drejt e në varrezat e qytetit.