Transmetuar më 23-03-2020, 21:52

Arrestohet në Kosovë Gojart Shaqiri, djali i këngëtarit të njohur nga Kosova, Ilir Shaqiri.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Pejë pronarin e një kompanie të njohur, për mosrespektim të dispozitave që parasheh legjislacioni i Kosovës për mbrojtje nga koronavirusi.

“Prokurorja kujdestare ma konfirmoi se sot është ndaluar i dyshuari për 48-orë për arsye se me veprimet e tij ka rënë në kundërshtim me vendimet e qeverisë”, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Prizren.

Burime të sigurta brenda Prokurorisë së Shtetit i kanë thënë Insajderit se i arrestuari është Gojart Shaqiri, pronar i i një kompanie private e cila merret me tregtinë e pajisjeve teknologjike.

Shaqiri, i cili ka në pronësi 50 për qind të aksioneve të kësaj kompanie, është djali i Ilir Shaqirit, këngëtarit të muzikës popullore.