Transmetuar më 24-03-2020, 15:20

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, përshëndet vendimin e Bashkimit Europian për të hapur bisedimet e pranimit për Shqipërinë.

“Vendimi BE për të hapur bisedimet e pranimit të Shqipërisë, pasqyron punën e palodhur të bërë nga qeveria shqiptare dhe populli.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese!”, shkruan Kim.

Ambasadorja ndan edhe mesazhin e komisionerit Oliver Varheyli, i cili shkruan, “Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE sot arritën marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

I uroj me gjithë zemër të dy vendet. Kjo gjithashtu dërgon një mesazh me zë të lartë dhe të qartë për Ballkanin Perëndimor: e ardhmja juaj është në BE”. /a.y/noa.al