Transmetuar më 25-03-2020, 11:42
Foto ilustruese

Në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “Lulet e Pranverës”, u vu në pranga një prej të shpallurve në kërkim.

Në këtë kuadër, në vijim të operacionit ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”, të zhvilluar në shkurt të vitit 2019,

Policia e Vlorës, në bashkëpunim më Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka organizuar punën dhe si rezultat është bërë kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar Fatmir Xhelili, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Leçe-s, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për 39-vjeçarin, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për drogat, parashikuar nga Kodi Penal dhe Dekreti i Presidentit Italian. /a.y/noa.al

“Lulet e pranverës” bëjnë gjëmën me arrestime në Shqipëri dhe Itali, dalin emrat