Transmetuar më 25-03-2020, 12:34
Gent Sejko

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 1% në 0.5%. Deklarata u bë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko.

Në një komunikim të sotëm për mediat ai garantoi se Shqipëria gëzon shëndet të mirë ekonomik dhe financiar.

Gjithashtu Sejko deklaroi se “Banka e Shqipërisë vendosi të ulë normën e interesit të kredisë njëditore, nga 1.9% në 0.9% dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 0.1%.”

Sipas tij, kjo është një masë e nevojshme për reduktimin e kostos së huamarrjes së re dhe një masë për të minimizuar pasojat e pandemisë.

“Parametrat e funksionit të ekonomisë sektorit bankar janë të të shëndetshëm, rezervat e sektorit bankar janë të larta. Në këtë kontekst këshilli mbikqyrës i BSH-së vëren se minimizimi i pasojave afatgjate të pandemisë kërkon përpjekje serioze të koordinuara dhe të harmonizuara nga të gjithë autoritetet publike e private në vend”, u shpreh Sejko. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE