Transmetuar më 26-03-2020, 18:07

Koronavirusi nuk ka të ndalur as në Greqi, ku bashkë me të infektuarit që shtohen, rriten edhe viktimat.

Konfirmohet në 26 numri i viktimave në shtetin fqinj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 viktima të tjera, si dhe 71 të infektuar.

Në total numri i të prekurve nga Covid-19 në shtetin fqinj ka shkuar në 892.

Mes viktimave të orëve të fundit është edhe një ushtar 46 vjeç në Xanthi, i cili nuk vuante nga asnjë sëmundje shoqëruese. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE