Transmetuar më 26-03-2020, 22:02

Koronavirusi është bërë shqetësues në mbarë botën.

Përmes një video-denoncimi në rrjetin social Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shprehet se koha nuk pret më për qytetarët por duhet veprim për t’i ndihmuar ata.

Sipas Bardhit, “dëshmitë e dhimbshme të qytetarëve në nevojë, janë sirenë alarmi për qeverinë që merret me propaganda”.

“Dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën.

Shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë.

Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës” shprehet në reagimin e tij, Gazment Bardhi./a.k/noa.al/

Dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën.Shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë. Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës.

Publiée par Gazment Bardhi sur Jeudi 26 mars 2020