Transmetuar më 27-03-2020, 08:00

Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, ku përfshirja nga flakët e një banese i ka marrë jetën një gruaje.

Zjarri ka rënë në një shtëpi në fshatin Poloskë të Devollit.

Si pasojë e flakëve, e moshuara Nezaqet Gjoza, rreth 90 vjeç, e cila jetonte e vetme në banesë, ka humbur jetën duke mos mundur të dalë dot.

Flakët e zjarrit janë pikasur rreth orës 05.00 të mëngjesët nga fqinjët, por edhe nga djali i të moshuarës i cili e kishte banesën pranë të ëmës.

Pavarësisht tentativave për ta shpëtuar dhe ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, Gjoza u nxorr e vdekur.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al