Transmetuar më 27-03-2020, 09:29

Një duartrokitje e gjatë për gjithë ata që përballojnë në linjë të parë emergjencën e koronavirusit.

Një homazh i fëmijëve të princit William të Anglisë dhe Kate Middleton, për të gjithë mjekët, infermierët dhe gjithë personelin e angazhuar në betejën kundër koronavirusit, nga i cili është prekur gjyshi i tyre, princi Charles.

Në videon që gjeni më poshtë të xhiruar në Londër, princat e vegjël, George, Louis dhe Charlotte shihen duke duartrokitur.

“Për të gjithë mjekët dhe infermierët, asistentët, mjekët e bazës, farmacistët, vullnetarët dhe gjithë personelin e shërbimit shëndetësor kombëtar”, lexohet në profilin në Instagram të familjes mbretërore Kensington Royal.

Në Britaninë e Madhe deri më tani janë konfirmuar të prekur nga Covid-19, 11658 persona, ndërsa viktimat kanë shkuar në 578. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE