Transmetuar më 27-03-2020, 12:16

Kryeministri Edi Rama dha një lajm të mirë për gjithë shqiptarët e mbetur rrugëve jashtë kufirit, ku për numrin më të madh përmendi Italinë, Britaninë, Kroacinë, Zvicrën, Greqinë, Francën etj.

“Nisim të hënën fluturimet për ti kthyer në atdhe për riatsheshim. Nesër do të publikojmë listën fluturimeve. Këto misione do i kryejmë pa pagesë dhe ministria po punon për leje të posaçme të këtyre fluturimeve charter”, u shpreh Kryeministri.

Ai shtoi se fjala durim nuk është më e mira për këdo që gdhihet e ngryset në një hall të madh, por garantoi se ai dhe të gjithë po bëhen 14 copash, për të mos lënë asnjë prej tyre vetëm.

“Duan të vijnë një orë e më parë dhe kanë shprehur gatishmërinë të paguajnë. Ne nuk kemi një shkop magjik, edhe pse në shtëpitë më të pasura të kontinentit nuk shoh se po bëhet ndonjë gjë e veçantë. Por unë nuk do lë gur pa lëvizur pa ju ardhur në ndihmë. Jemi në luftë dhe secili duhet të shtrëngohet, qeveria mbahet me kontributet e secilit”, tha Rama. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE