Transmetuar më 27-03-2020, 13:12

Qysh në ditët e para kur vendi u prek nga koronavirusi, Kryeministri Edi Rama në një gjë nuk ka toleruar, faturën e dritave.

Teksa komunikoi se do të falet kamatëvonesa, e cila në thelb është modeste, për energjinë elektrike ka deklaruar prerazi se kush nuk e paguan i priten dritat.

Këtij qëndrimi i qëndroi edhe sot kreu i qeverisë kur tha se, “Qeveria mbahet me kontribute e jo me dëshira e dokrra rrjetesh sociale. Kamatëvonesat i falëm se jemi në luftë përndryshe kurrë s’do e lejoja, kjo e dobëson OSHEE, nëse këtë goditje duhet ta mbajë për të lehtësuar njerëzit, mospagesa e dritave e rrëzon përtokë sistemin elektrik”.

Më tej shtoi se kjo do na e bënte të pamundur jo vetëm fitoren por edhe mbarimin e kësaj lufte.

“Pra një për të gjithë e të gjithë për një, shteti sa të mundet e secili për shtetin sa i takon, s’ka rrugë tjetër”, deklaroi Rama. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE