Transmetuar më 27-03-2020, 19:34

18 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ku numri i të prekurve ka arritur në 219.

Në Shkup janë konfirmuar 11 raste të reja, në Prilep 4, në Kumanovë 2 dhe Tetovë 1, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Pozitiv me koronavirus rezultoi edhe një i punësuar në Klinikën e Kardiologjisë. Bëhet fjalë për teknik, i cili është vetë izoluar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se i gjithë personeli mjekësor i Klinikës së Kardiologjisë do t’i nënshtrohet testimeve , ndërsa është dezinfektuar plotësisht salla ku ka punuar tekniku.

Nga të infektuarit, 41 janë shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë por pa nevojë përdorimi për aparat respirator. Sipas ministrit Filipçe, pacientët e tjerë po mjekohen në shtëpi./a.m/noa.al