Transmetuar më 28-03-2020, 08:28

Aktorja shqiptare Arjola Demiri mund të ketë probleme me policinë për shkak të koronavirusit. Ajo është izoluar në shtëpi me tre fëmijët dhe vëllain, por lojërat e shumta po i shqetësojnë banorët e tjerë.

Arjola tha se një komshie i troket tre herë në ditë duke i thënë se do të thërrasë policinë për prishje të qetësisë publike. Në intervistën për emisionin ‘Rudina’, u pyet se si po kalon ditën me fëmijët dhe tha:

‘ Duhet të pyesni komshien time që vjen 3 herë në ditë në shtëpi. Ajo nga dera thotë do thërras policinë. Është një kërcënim në thonjza sepse në fakt edhe ngaqë njerëzit janë shumë qetësi, edhe pallati pothuajse është si pallat fantazëm, nuk dëgjohet asnjë njeri këtu. Po mundohen të shkretët të përmbahen, të dalin deri në dritare të marrin ajër, edhe në ballkon’, tha Arjola për emisionin ‘Rudina’.

Në shtëpinë e saj nuk ka munguar ankthi sa i përket simptomave, por është kaluar dhe të gjithë gëzojnë shëndet të plotë.

‘Me pak ankth se si gjithë shqiptarët besoj që kemi atë ankthin e parë, jo i kam simptomat jo si kam sepse është edhe stina e virozave. Me këtë ankth e kemi kaluar shumë mirë, kemi qenë të gjithë të shëndetshëm edhe kemi filluar ta organizojmë ditën brenda në shtëpi, duke nisur që nga mëngjesi, pastaj na është rrotulluar dita na është bërë natë dhe nata na është bërë ditë. Po mundohemi ta kalojmë sa më këndshëm’, tha Arjola Demiri./a.m/noa.al