Transmetuar më 28-03-2020, 10:09

Ylli i futbollit Brazilian konfirmoi lidhjen e dashurisë me mbesën e ish-gruas në dhjetor të vitit të kaluar.

Së fundmi, është raportuar se Hulk ka kurorëzuar lidhjen me martesë. Në korrik të vitit të kaluar, i dha fund lidhjes 12 vjeçare me Iran Angelo dhe më vonë nisi romancën me mbesën e saj, Kamila.

33-vjeçari i ka habitur të gjithë pasi shkroi në rrjete sociale se është martuar.

Sipas raportimeve nga gazeta argjentinase Infobae, martesa e papritur u bë që Kamila të qëndronte me Hulk në Kinë.

Cifti ka postuar disa fotografi në rrjete sociale ku duken me unazat e martesës. Hulk është baba i tre fëmijëve me ish-gruan, të cilët quhen Ian, Tiago dhe Alice./a.m/noa.al