Transmetuar më 28-03-2020, 15:07

Modelja britanike Lauren Summer ka përdorur imazhe tepër seksi për të nxitur ndjekësit që të respektojnë rregullat e izolimit.

25-vjeçarja që ka miliona ndjekës në Instagram ka treguar sërish se nuk heziton të ekspozojë linjat.

Në fotografitë e fundit, vendosi letra higjenike në gjoks dhe tërhoqi vëmendje të madhe.

"Duke lënë shakatë mënjanë, shpresoj që çdo njeri të jetë mirë dhe të kujdeset për veten! Lani duart, bëhuni të zgjuar dhe mos krijoni panik ose të blini letër higjenike në sasi të madhe. Ne do të jemi të gjithë mirë", shkroi Lauren.

Që prej shpërthimit të pandemisë ka patur rrëmujë të madhe në supermarketet e botës ku njerëzit nxitojnë të pajisen me letra higjenike gjatë izolimit.

Në të gjithë botën, është urdhëruar që të qëndrojnë në shtëpi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.