Transmetuar më 28-03-2020, 22:29

Valdrin Mustafa është futbollisti shqiptar me origjinë nga Kosova i cili u infektua nga koronavirusi.

Por futbollisti që aktivizohet te Hannover 96, në Gjermani, e ka fituar këtë betejë.

Pas analizava të kryera rezultoi përfundimisht negativ duke e kaluar me sukses këtë virus që po merr jetë të shumta.

Pas daljes nga karantina, Mustafa ka rinisur stërvitjen në mënyrë që të mos humbas formën e tij fizike.

Kujtojmë që kampionati i futbollit në Gjermani është ndalur si në pjesën dërrmuese të shteteve evropiane.

Sulmuesi që përfaqëson Kosovën, ka mundur të shënojë 6 gola në 18 ndeshje këtë sezon, në Bundesligën e dytë gjermane./a.k/noa.al/

Workout🏋🏽‍♂️🙏🏻Hmdl❤️🙏🏻

Publiée par Valdrin Mustafa sur Samedi 28 mars 2020