Transmetuar më 29-03-2020, 22:27

Mediat amerikane kanë njoftuar se princ Herri dhe bashkëshortja e tij, aktorja e njohur amerikane, Megan Markle, tashmë kanë vendosur të shpërngulen në SHBA.

Mësohet se çifti dhe fëmijët janë shpërngulur në Kaliforni pasi siç duket nuk kanë mundur të qëndrojnë në Kanada.

Megjithatë, raportohet se autoritetet në këtë vend nuk kanë ndër mend të paguajnë për sigurinë e tyre, duke ia lënë këtë barrë vetë çiftit të njohur.

Këtë e pohoi në rrjete sociale, Presidenti Trump: "Unë jam një mik dhe admirues i Mbretëreshës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Është njoftuar se Harry dhe Meghan të cilët braktisën mbretërinë për të marrë qëndrim të përhershëm në Kanada, tani ata lanë dhe Kanadanë për SHBA-të. Sidoqoftë, SHBA nuk do të paguajnë për sigurinë e tyre. Ata vetë duhet të paguajnë".

Vetëm një muaj më parë princi dhe e shoqja morën vendimin për t’u larguar nga shtëpia mbretërore britanike e për t’u vendosur në Kanada. /e.i/noa.al/