Transmetuar më 30-03-2020, 11:45

Një shërbëtor i mbretëreshës Elizabeth të Anglisë, i cili ka kontakte të rregullta me sovranen e Mbretërisë së Bashkuar, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Siç shkruan ‘The Sun’, pas përgjigjes së analizës shërbëtori u dërgua në shtëpi në izolim.

Shërbëtori ka 6 vjet që punon për mbretëreshën dhe roli i tij ishte të nxirrte shëtitje qentë e mbretëreshës 93 vjepare dhe t’iu shërbente ushqimet katërputroshëve. Por ai u ngrit në detyrë më 2019 dhe i shërben vaktet e ushqimit edhe mbretëreshës dhe bashkëshortit të saj.

Javën e kaluar u konfirmua si i prekur me koronavirus edhe trashëgimtari i kurorës së mbretëreshës, djali i saj princi Charles.

Ndërkohë sovrania me të shoqin, princin 98 vjeçar Philip, për arsye sigurie, ndodhen në kështjellën Windsor.

Aktualisht në Britaninë e Madhe, numri i të prekurve ka shkuar në 19522, ndërsa i viktimave në 1228. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE