Transmetuar më 30-03-2020, 13:21

Pas njoftimit se princi Herri dhe gruaja e tij, aktorja e njohur, Megan Markel kanë vendosur të largohen nga Kanadaja për t’u shpërngulur në SHBA dhe pas deklaratës së vetë kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp se autoritetet amerikane nuk do të paguanin për sigurinë e çiftit mbretëror, ka ardhur edhe reagimi i vetë çiftit.

Sipas zëdhënësit të dukës dhe dukeshës së Suseksit, princ Herri dhe Megani janë shprehur se nuk kanë planifikuar që t’i kërkojnë qeverisë amerikane t’u garantojë sigurinë.

I njëjti burim shprehet se siguria fizike e çiftit do të bëhet me anë të fondeve private pa dhënë detaje të tjera.

Në janar të këtij viti, Herri dhe Megani njoftuan vendimin e tyre për t’u larguar nga jeta mbretërore dhe për t’u bërë të pavarur financiarisht. Ata po ashtu planifikuan që të shpërnguleshin në Kanada dhe ashtu bënë. Por janë penduar dhe ikën që andej duke u transferuar në Kaloforni. /e.i/noa.al/