Transmetuar më 30-03-2020, 13:52

Prej qetësisë dhe heshtjes së kësaj periudhe koronavirusi në Itali, ku pjesa më e mirë e zonave kanë mbetur pezull, delfinët afrohen edhe një herë në breg.

Mëngjesin e së dielës së 29 marsit, në ishullin e Elba në Itali, në gjirin e Portoferraio, janë parë delfinë duke u shtyrë drejt kalatës dhe shëtitores së qendrës së qytezës.

Një vizitë e veçantë, e cila u pëlqye nga banorët ishullorë, duke e cilësuar si ogur i mirë.

Frekuentimi në Elba nga fauna e egër nuk është diçka e re, pasi ishulli është i njohur për shumëllojshmërinë e kafshëve të pranishme aq shumë sa ekosistemi i tij mbrohet si rezervë natyrore nga Unesco, brenda Parkut Natyror të Arkipelagut Tuscan. /a.y/noa.al