Transmetuar më 30-03-2020, 18:01

Ne praktikisht të gjithë jetojmë së bashku. Nëse dikush nga ne sëmuret, të gjithë do të sëmuren." Kështu thotë një burrë në Indi duke folur me korrespondentin e CNN. Është e qartë se një depërtim masiv i koronavirusit do të sillte tragjedi të madhe. Por distanca sociale që po kërkohet të mbahet, në Indi duket se është mision i pamundur.

Kaosi që po shpaloset në të gjithë Indinë ditët e fundit ka prekur një pjesë shumë të gjerë të popullsisë rreth 1.3 miliardëshe.

Atje, distancimi shoqëror do të jetë i pamundur fizikisht dhe ekonomikisht.

Jeetender Mahender, është një 36 vjeçar që punon infermierë në qendrën spitalore Dalit, provinca Valmiki në veri të Mumbai.

Ai tregon se komuniteti në Indi është gjëja më normale dhe një distancim social do të ishte i pamundur dëshpërimisht.

Duke hyrë në detaje, ai tregon se shërbimet janë opsion luksi për indianët, duke folur për ato baziket, higjiena dhe uji. Një çezmë për 1440 persona është maksimumi që ka bërë shteti në rajonet e pafundme të Indisë.

Infermieri tregon më tej se indianët në shumicë jetojnë në shtëpi të vogla e të rrënuara duke ndarë një banesë disa dhjetëra banorë.

E ilustron me shtëpinë e tij ku brenda nuk ka ujë dhe as banjë dhe pse jeton disi më mirë se shumë të tjerë. "Kemi një çezme të përbashkët dhe një banjë, jemi 20 familje. Praktikisht jetojmë bashkë dhe nëse një sëmuret, dhe të tjerët i zë", pohon ai.

Kurse shton se distancimi shoqëror mund të funksionojë vetëm për shtresën e lartë dhe deri diku atë të mesme që në Indi mund të përfshijë diku te 74 milionë banorë në një popullsi që i kalon të 1.3 miliardët.

Aktualisht janë mbi 1 mijë të prekur nga koronavirusi në Indi, me 29 të vdekur. /e.n/noa.al/