Transmetuar më 30-03-2020, 18:48

Muzeu "Singer Laren" në lindje të Amsterdamit njoftoi sot se vepra "Kopshti i Pranverës" e pikturuar nga piktori i njohur holandez, Van Gog, është vjedhur në të gdhirë të dites së hënë.

Muzeu holandez, që aktualisht qëndron i mbyllur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, njoftoi sot vjedhjen e pikturës së Vinsent Van Gog.

Piktura e famshme ishte marrë hua për një ekspozitë.

Sipas drejtorit të muzeut, Evert van Os, institucioni që drejton ai është i tronditur dhe i trishtuar nga vjedhja e kësaj pikture.

Vlera e kësaj vepre tejkalon 6 milionë euro. Autoritetet vendase thanë se po hetojnë rreth vjedhjes. /e.i/noa.al/