Transmetuar më 30-03-2020, 21:00

Një familje nga nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, tregon se nuk ndjejnë panik në këto ditë pandemie, duke thënë se nuk kanë televizor.

Irena Lozana thotë se asnjëherë nuk sheh lajme, ndoshta gjatë gjithë vitit vetëm dy herë i ndjek ato.

Për gjendjen me koronavirusin thotë se informohen nga interneti ku edhe i zgjedhin informatat.

“Nuk kemi televizor, sepse edhe kur kishim shumë rrallë e shikonim. Kur nuk ke televizor, në internet mund të zgjedhësh çfarë informacioni do të marrësh dhe do të shohësh dhe nuk je e detyruar të ngarkohesh me informacione negative, që shpesh i dëgjojmë në televizionet tona”, tha Irena Lozana.

Lozana thotë se për prindërit me fëmijë me autizëm, izolimi nuk është diçka e re, por sipas saj kësaj here ishte e vështirë t’ju shpjegohet se përse nuk do të dalin jashtë.

“Në fillim ishte pak e vështirë derisa të kupton se nuk do të dalim jashtë, e kisha patjetër t’i lëshoja disa video që gjeta në internet dhe duhej që vizualisht t’i tregoja se përse nuk do të dalim jashtë, nuk shkojmë në shkollë, që të kuptojnë se virusi është në pyetje. Pastaj shumë lehtë u gjendëm me atë se si t’ja shpjegojmë gjithë konceptin”, tha Irena Lozana për televizionin 21 atje.

Ajo thotë se në këtë kohë fëmijët kanë mësuar të gatuajnë, të qepin e të bëjnë shumë gjëra së bashku.

“Ne kalojmë shumë mirë në shtëpi. Me fëmijët shkon mirë , në përgjithësi secili kryen punën e tij, luajnë se bashku, qëndrojnë në kompjuter, ngjyrosin dhe po mendoj se tani i kemi harxhuar të gjitha idetë që kishim. Në çdo rast çdo dite bëjmë diçka të re dhe nuk kemi diçka problem ose presion”, tha Irena Lozana.

Ajo u rekomandon prindërve që këtë periudhe izolimi ta shohin si kohë pozitive, të kalojnë më shumë kohë me fëmijët, të kujdesen, të buzëqeshin së bashku dhe të jenë më kreativë.