Prezantuesi i njohur italian shërohet nga koronavirusi
Transmetuar më 31-03-2020, 09:42

Prezantuesi, komediani dhe regjisori i njohur italian, Piero Chiambretti është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë ai me një mesazh në Instagram.

“Kam bërë dy tamponë dhe kanë rezultuar negativ. Ky është një mesazh shprese që dua ta ndaj më të gjithë”- shkruan prezantuesi i ‘CR4-La Repubblica delle donne”.

64-vjeçari doli ditën e djeshme nga spitali ‘Mauriziano’ në Torino dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ishte shtuar në spital më 16 mars së bashku me nënën e tij pasi ishin prekur nga COVID-19. Fatkeqësisht nëna e prezantuesit nuk ia doli të fitonte betejën me virusin e tmerrshëm./b.l/noa.al/