U infektua me koronavirus, tenori i njohur Placido Domingo del nga spitali
Transmetuar më 31-03-2020, 10:30

Tenori i njohur Placido Domingo i cili u infektua me koronavirus ka dhënë detaje lidhur gjendjen e tij shëndetësore. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai bën me dije se ka dalë nga spitali dhe se tani ndihet mirë dhe vijon terapinë nga shtëpia.

"Të dashur miq, shumë informacione të pasakta në lidhje me kushtet e mia shëndetësore kanë qarkulluar në mediat sociale dhe në shtyp. Unë jam në shtëpi dhe ndihem mirë.

Për fat të mirë, duke pasur parasysh moshën, pasi që nga simptomat e para isha nën mbikëqyrje mjekësore, kështu që menjëherë u dyshova se kisha një infeksion koronavirus dhe kjo më ndihmoi shumë. Tani vazhdoj terapinë dhe po pushoj.

Mendimet e mia tani janë për ata që vuajnë dhe për ata që janë duke luftuar bujarisht për të shpëtuar jetë. I falënderoj të gjithë për dashurinë dhe edhe një herë ju rekomandoj të gjithëve që të qëndroni në shtëpi të sigurt”, shkruan Domingo./b.l/noa.al/