Prince Harry dhe Meghan Markle heqin dorë nga Instagrami
Transmetuar më 31-03-2020, 11:24

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do ta përdorin më llogarinë e tyre @sussexroyal në Instagram. Të hënën, çifti bëri postimin e fundit në mediat sociale, vetëm një ditë para se të tërhiqen zyrtarisht si anëtarë të familjes mbretërore. Në deklaratën e tyre në Instagram shkruhet:

“Siç e ndiejmë të gjithë, bota në këtë moment duket jashtëzakonisht e brishtë. Megjithatë, ne jemi të sigurt se çdo qenie njerëzore ka potencial dhe mundësi për të bërë ndryshime – siç duket tani në të gjithë globin, në familjet tona, në komunitetet tona dhe në ato në vijën e parë të frontit – së bashku ne mund të ngrihemi për të përmbushur këtë premtim.

Ajo që është më e rëndësishme në këtë moment është shëndeti dhe mirëqenia e të gjithëve në të gjithë globin dhe gjetja e zgjidhjeve për shumë çështje që janë ngritur si rezultat i kësaj pandemie.

Ndërsa të gjithë e gjejmë pjesën që duhet të luajmë në këtë ndryshim global dhe në ndryshimin e zakoneve, ne po fokusohemi në këtë kapitull të ri për të kuptuar se si mund të kontribuojmë më mirë.

Edhe pse nuk mund të na shihni, puna vazhdon. Faleminderit për këtë komunitet – për mbështetjen, frymëzimin dhe angazhimin e përbashkët për të mirën e botës. Mezi presim të lidhemi së shpejti. Ju keni qenë të shkëlqyer! Deri atëherë, ju lutemi kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin".

Tani që Harry dhe Meghan po jetojnë në LA dhe nuk do të jenë më anëtarë të familjes mbretërore, çifti "do të kalojë disa muaj të përqëndruar në familjen e tyre dhe në atë që munden, të jenë të sigurt në jetën e tyre private, për të mbështetur dhe punuar me angazhimet e tyre bamirëse, ndërsa zhvillojnë edhe organizatën e tyre të ardhshme jofitimprurëse.

View this post on Instagram

As we can all feel, the world at this moment seems extraordinarily fragile. Yet we are confident that every human being has the potential and opportunity to make a difference—as seen now across the globe, in our families, our communities and those on the front line—together we can lift each other up to realise the fullness of that promise. What’s most important right now is the health and wellbeing of everyone across the globe and finding solutions for the many issues that have presented themselves as a result of this pandemic. As we all find the part we are to play in this global shift and changing of habits, we are focusing this new chapter to understand how we can best contribute. While you may not see us here, the work continues. Thank you to this community – for the support, the inspiration and the shared commitment to the good in the world. We look forward to reconnecting with you soon. You’ve been great! Until then, please take good care of yourselves, and of one another. Harry and Meghan

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on