Mesazhi me drita në piramidat e Egjiptit: Rrini në shtëpi
Transmetuar më 31-03-2020, 14:43

Për të luftuar koronavirusin, autoritetet egjiptiane kanë komunikuar masa të rrepta dy javore.

Por nuk janë mjaftuar me kaq, duke dhënë një mesazh me rëndësi nëpërmjet piramidave.

“Rrini në shtëpi, jini të sigurtë”, u shkruajt në piramidat e Gizës me drita me ngjyra.

Në Egjipt deri më tani, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 656, ndërsa i viktimave në 41. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE