Koronavirusi i merr jetën këngëtarit të njohur
Transmetuar më 31-03-2020, 15:11

Koronavirusi i merr jetën këngëtarit të njohur amerikan, të grupit Arrows.

Viktima është Alan Merrill, njëri nga autorët i cili në vitin 1975 bashkë me kitaristin dhe shokun e grupit Jake Hooker, bën këngën hit “I Love Rock’n’Roll”.

Alan u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare, duke mos e kaluar dot virusin e rrezikshëm.

Lajmi i hidhur u dha nga vajza e tij Laura, me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan:

“Më dhanë dy minuta për ti dhënë lamtumirën e fundit para se të dilja. Dukej i qetë dhe kur u largova kishte ende shpresë nga ajo që shihej në ekran. Ju nuk e dini se çfarë mund të ndodh! Qëndroni në shtëpi, nëse jo për veten tuaj, për të tjerët”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE