Transmetuar më 01-04-2020, 09:11

Modelja britanike Alexina Graham, pjesë e Victoria’s Secret, është prekur dhe po përballet me koronavirusin.

Ajo tregoi në Instagram se është infektuar dhe se çfarë ndjen pasi sëmuresh.

“Është e frikshme, ditën e parë villja dhe shkoja në banjë disa herë, më pas temperaturë dhe ethe. Nuk arrija të merrja frymë dhe as të flisja, mushkëritë e mia nuk më lejonin. Kisha një shtrëngim në kraharor dhe nuk isha në gjendje që të hyja dhe dilja në banjë vetëm. Kisha nevojë për ndihmë për tu ngritur nga krevati. Edhe të ngrënit ishte kthyer në diçka të dhimbshme”, thotë ajo.

Alexina, me origjinë nga Nottingham, mendon se në Britaninë e Madhe ka shumë më shumë raste dhe se virusi nuk duhet nënvlerësuar.

“Dikush nuk e merr seriozisht, lexoj lajme për takime madje edhe festa në shtëpi. Ju lutem, rrini në shtëpinë tuaj të izoluar ose vetëm me kë jetoni”, thotë ajo.

Në mbyllje falenderon mjekët që e kuruan, “Mijëra falënderime për heronjtë tanë të shëndetit, shërbimit shëndetësor kombëtar dhe të gjithë operatorëve në këtë moment të çmendur”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE