Transmetuar më 01-04-2020, 11:20

Hong Kongu është vendi i parë në botë që ka regjistruar rastet e kafshëve me koronavirus.

Pa dy qenve, një mace ka rezultuar pozitive dhe është rasti i dytë i këtij lloji në botë.

Departamenti i Bujqësisë dhe Peshkimit njoftoi se macja u testua pasi pronarja u infektua me Covid-19. Macja e parë e infektuar u konfirmua javën e kaluar në Belgjikë.

Ndonëse ekspertët nuk kanë gjetur asnjë provë që kafshët mund ta transmetojnë tek njerëzit.

Macja në Hong Kong nuk ka shfaqur asnjë shenjë të sëmundjes dhe departamenti i ka bërë thirrje pronarëve që të mos braktisin kafshët e tyre.

Sipas South China Morning Post, pronarja 25-vjeçare ishte në gjendje serioze pasi u infektua me virus. Ajo besoi se u infektua pasi shkoi në një bar në qendër të Hong Kongut dhe më pas iu shfaq temperatura.

Ndërsa në Belgjikë thuhet se ishte rast i izoluar dhe u përhap nga njerëzit te kafshët./a.m/noa.al