Transmetuar më 01-04-2020, 21:58

Këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika, në një lidhje direkte për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, rrëfeu pasditen e sotme se një miku i tij ka ka humbur jetën duke u hedhur sipas tij nga ballkoni.

Sipas këngëtarit, personi në fjalë kishte kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga ballkoni pasi thuhej se ishte me koronavirus.

“Mora një lajm që është hedhur një njeri nga pallati dhe është shqiptar. Një tmerr i vërtetë. Unë e pashë videon tani dhe po më dridhet trupi. Nuk dua të spekuloj, por thuhet se ka pasur COVID-19. E pashë me sytë e mi në video duke u hedhur. Jam bërë shumë pesimist pas këtij momenti. Unë e kam njohur këtë person, një person shumë i mirë,”-tha këngëtari.

Ndonëse i rënduar nga ngjarja, Gëzim Nika ka treguar se është mirë fizikisht dhe ka ndërprerë aktivitetin e tij muzikor që prej 16 Marsit./a.k/noa.al/