Transmetuar më 01-04-2020, 22:37

Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërron jetë nga Koronavirusi.

Disa ditë më parë, Sundee Rutter, ishte duke fituar betejën me kancerin e gjirit.

Por papritur, një tjetër sëmundje i dha goditjen nënës së 6 fëmijëve.

Fëmijët e saj u detyruan t’i japin lamtumirën nga ana tjetër e dritares.

Rutter, 42-vjeçe, vdiq më 16 mars, Everett, Washington, pasi u infektua me koronavirus.

Pak para ndarjes nga jeta, stafi i spitalit ku ajo ishte e shtruar priste vizitorë të 42-vjeçares në një tjetër dhomë, për të mos u infektuar nga koronavirusi.

Fëmijët e saj të moshave nga 13 deri në 24 vjeç, po humbnin një tjetër prind, 8 vite pas vdekjes së babait të tyre.

Ata u mblodhën në dhomën e krijuar nga spitali për ti dhënë lamtumirën nënës së tyre, nëpërmjet një radioje marrësë-dhënëse.

“Ne sapo filluam të ndjeheshim të bashkuar. Ajo nisi të ndjehej keq që nga data 2 mars. Pati probleme me frymëmarrjen dhe me migrenën. Luftoi me guxim derisa fuqitë i shteruan”, tha për CNN Elijah, një prej fëmijëve të 42-vjeçares së ndjerë./a.k/noa.al/