Transmetuar më 01-04-2020, 23:19

Ndërron jetë në moshën 30-vjeçare, një trajner bejsbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ben Luderer ishte një trajner bejsbolli i një ekipi shkolle të New Jersey por vetëm pak ditë më parë, koronavirusi i mori jetën në moshën 30 vjeçare.

I riu ka qenë pjesë e një ekipi bejsbolli të shkollave të mesme, që u shpall para disa vitesh kampion i kësaj kategorie, në SHBA.

Trajneri i ekipit të atyre viteve, Gerg Bulter, e përkufizoi Ben Luderer me nofkën “I pathyeshmi”.

Butler u shpreh për mediat lokale se lajmi i vdekjes së Ben, e ka lënë të shokuar.

“Ironia e të gjithë situatës është këtu, ekipi që ishte “i pathyeshëm” mund të mposhtet nga një virus i padukshëm”, u shpreh ish trajneri.

Bashkëshortja e tij Brandy, tregon se ajo testoi pozitive me koronavirusin e ri më 19 mars, dy ditë para se burri i saj të shfaqte simptomat e para.

"Të premten në mbrëmje, Ben shkoi me urgjencë në spital për trajtim dhe mjekët i kishin vendosur për disa çaste oksigjenin, në mënyrë që mushkritë e tij të qetësoheshin. Brandy, sqaroi se i shoqi, nuk kishte problem të tjera shëndetësore. Madje të dielën Ben, kishte filluar të ndihej më mirë dhe nisi të bisedonte dhe të kryente lëvizje të pakta nëpër dhomë. U ktheva për të parë se çfarë mund të bëja për të. Unë u përpoqa aq sa mundem. Ai ishte djersitur shumë. Në orën gjashtë të mëngjesit kur shkova përsëri për ta parë ai kishte vdekur”, u shpreh Brandy.