Transmetuar më 02-04-2020, 23:00

Të 14 personat e parë që vdiqën në vijat e frontit kundër Covid-19 në Hubei, u nderuan zyrtarisht me titullin “dëshmor”.

Ky titull i atribuohet mjekëve, infermierëve dhe policëve, duke përfshirë Li Wenliang, okulistin 34-vjeçar që vdiq në 7 shkurt pasi kontraktoi virusin, dhe ndër të parët që perceptoi një lidhje midis pneumonia anomale në Huan me Sars e vitit 2003.

Mjeku përfundoi duke u qortuar nga policia lokale për shkak të “shpërndarjes së informacionit të rremë në internet”.

“Mjekut Li i është dhënë titulli i konsideruar si “nderi më i lartë që Partia Komuniste shpërblen qytetarët që sakrifikuan me guxim jetën e tyre për kombin, shoqërinë dhe njerëzit” , njoftoi agjencia Xinhua./b.l/noa.al/