Transmetuar më 02-04-2020, 23:39

Një nënë italiane ka rrëfyer historinë e vajzës së saj që është mjeke dhe që po lufton në këtë situatë lufte kundër koronavirusit.

Ajo thotë se kur shpërtheu koronavirusi i tha së bijës që të kthehej në shtëpi.

"Kur shpërtheu emergjenca koronavirus i thash vajzës time: ‘Valentina të lutem kthehu në shtëpi’”, tregon Patrizia.

Ajo tregon se si iu përgjigj, Valentina, e bija mjeke:

“Mami unë jam vajza jote, por jam edhe mjeke dhe këtu kanë nevojë për mua, unë e kam për detyrë të ndihmoj njerëzit, unë duhet t’u shërbej të tjerëve”.

Patrizia tregon më tej:

“Nuk mund të them se jam e qetë dhe as që nuk dëshpërohem më, mbetem gjithmonë një nënë, por kam kuptuar se ajo është rruga e Valentinës dhe i respektoj parimet dhe vlerat e saj. Aty ka nevojë për të, sot më shumë se kurrë.

Janë engjëjt tanë, vajza ime si dhe gjithë të tjerët dhe atyre duhet t’u themi vetëm faleminderit. Ky është një moment personal kur ajo po pushonte disa minuta pas të disatës ditë sfilitëse". /a.k/noa.al/ Burimi: fanpage.it

Mesazhi i Patrizias, nëna e Valentinës, mjeke kalabreze, që punon në linjën e parë në urgjencën koronavirus në një spital të Lombardisë.