Transmetuar më 03-04-2020, 20:39

Shtohen gjashtë raste të reja me koronavirus në Kosovë, në 24 orët e fundit pasi në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, janë testuar 105 mostra. Nga mostrat e marra për testim, gjashtë prej tyre kanë rezultuar pozitive, duke e çuar në total në 132 numrin e të prekurve.

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një me vendbanim në qytetin Pejë dhe një e karantinuar. Po sot, raportohen të shëruar edhe gjashtë pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është 16.

Nga data 8 shkurt deri më 3 prill, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.605 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 132 raste ku një burrë 82 vjeçar ka humbur jetën. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE